RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Syla: Personi i arrestuar në Serbi nuk figuron si ushtar i UÇK-së
🇽🇰 Kosova

Syla: Personi i arrestuar në Serbi nuk figuron si ushtar i UÇK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla thotë se personi i arrestuar dje në Serbi nuk figuron të jetë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Syla në një intervistë për kp tha se sipas arkivave të kës

nga Venera Grabanica23 korrik 202523 korrik 2025

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla thotë se personi i arrestuar dje në Serbi nuk figuron të jetë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla në një intervistë për kp tha se sipas arkivave të kësaj organizate personi i arrestuar mbrëmë në Serbi nuk është veteran i UÇK-së.

“Jo, sipas të dhënave që i kemi, Organizata e Veteranëve të Luftës që i posedon arkivi i saj, poashtu edhe lista e veteranëve të Kosovës, personi në fjalë nuk rezulton të jetë luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo nuk e ka statusin e veteranit të UÇK-së”, tha ai.

Syla konfirmoi se bashkëluftëtarët e Pejës poashtu pohuan se nuk e kanë parë personin në fjalë në asnjë aktivitet të UÇK-së.

“Duke pasur parasysh faktin që shumë luftëtarë të lirisë nuk kanë aplikuar fare për statusin e veteranit të luftës, ne jemi interesuar edhe mbrëmë edhe sot gjatë ditës kemi komunikuar me bashkëluftëtarë të qytetit të Pejës dhe lagjes ku ai ka jetuar edhe ata e dëshmojnë një gjë të tillë dhe thonë që nuk e kanë takuar ndonjëherë në vijat e luftës apo në fronte të luftës apo qoftë edhe në ndonjë aktivitet tjetër të UÇK-së”, përfundoi ai.

Kujtojmë se dje mediat serbe raportuan për arrestimin e një ish ushtari të UÇK-së në Serbi. Personi i arrestuar me inicialet L.H është ndaluar në qytetin Svilajnac të Serbisë të martën

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

6 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

10 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë