“Sunny Hill” falënderon pjesëmarrësit: S’mund të jemi më mirënjohës
Të dielën është mbajtur nata e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, në Prishtinë. Pas përfundimit të festivalit, organizatorët përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram i kanë falënderu
Të dielën është mbajtur nata e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, në Prishtinë.
Pas përfundimit të festivalit, organizatorët përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram i kanë falënderuar të gjithë personat që kanë marrë pjesë në Festivalin e këtij viti.
“Të dashur miq të Sunny Hill, kalimi i katër lindjeve të diellit së bashku ka qenë i jashtëzakonshëm! Në rrugëtimin tonë drejt bërjes së këtij festivali, ne nuk mund të jemi më mirënjohës për gjithë dashurinë dhe emocionin tuaj që u ndje në ajër. Sunny Hill Festival është shtëpia jonë e përbashkët. Vend lirie dhe bashkimi. FALEMINDERIT që realizuat ëndrrën tonë të përbashkët!”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram.
“Sunny Hill” nisi të enjten më 4 gusht dhe mbaroi të dielen më 7 gusht./21Media

LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Më të fundit
Të gjitha →
Kosova
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
2 orë më parë

Kosova
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
4 orë më parë

Kosova
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
4 orë më parë

Kulturë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
13 orë më parë




