RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri
🇽🇰 Kosova

Sulmohet fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

(Lajm i përditësuar) Gazmend Muhaxheri reagon pasi u sulmua, publikon një fotografi: Jam shëndosh e mirë Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy perso

nga Kaltrina Berila26 tetor 202426 tetor 2024

(Lajm i përditësuar)


Gazmend Muhaxheri reagon pasi u sulmua, publikon një fotografi: Jam shëndosh e mirë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm.

Sulmin ndaj tij e ka quajtur “të befasishëm”, derisa ka thënë se është shëndoshë e mirë.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti.


Kica-Xhelili: Gazi bën ballë më shumë se ç’ja pret mendja e mban trupi mediokërve që dhunën e kanë mjet 

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Kica-Xhelili ka thënë se kushdo që ka synuar ta sulmojë Muhaxherin me synimin e frikësimit, ka gabuar adresë
“Gazi bën ballë më shumë se ç’ja pret mendja e mban trupi mediokërve që dhunën e kanë mjet. Janë të vegjël, tejet të vegjël karshi Gazit”, ka shkruar ajo.


Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon rrahjen e Muhaxhirit: Akterët e këtij akti të marrin dënimin e merituar

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rrahjes së kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

AKK përmes një komunikatë për media, ka thënë se e dënon ashpër këtë akt të dhunës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës dënon ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri. Aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, AKK ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të veprojnë menjëherë që akterët e këtij akti të dalin para drejtësisë.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet tutje.


LDK reagon pas sulmit ndaj Gazmend Muhaxherit 

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi në “Facebook” ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

LDK po ashtu ka kërkuar nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë. LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me këtë sulm

Abdixhiku ka thënë se Muhaxherin s’mund ta ndalin e as ta frikësojnë.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar Abdixhiku, teksa ka publikuar edhe një foto bashkë me Muhaxherin.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti.


Prokuroria e Pejës jep detaje për sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Ai konfirmoi se dy persona janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 pasi që kanë sulmuar dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.


Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri – arrestohen dy të dyshuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugën Bill Klinton, është sulmuar nga dy persona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar. Me urdher të Prokurorit te shtetit te dyshuarit ndalohen për 48-ore”, ka thënë Rugova./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

6 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

10 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë