
Sulmohen policët në Prishtinë e Ferizaj, arrestohet një burrë e një grua
Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur gjatë së dielës në Kosovë. Për rastin e parë në Prishtinë është arrestuar një femër, e njëjta me ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policor
Dy raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë kanë ndodhur gjatë së dielës në Kosovë.
Për rastin e parë në Prishtinë është arrestuar një femër, e njëjta me ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë.
“Prishtinë / 22.12.2024 – 00:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në rastin e dytë në Ferizaj, është arrestuar një person si i dyshuar që ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor.
“Ferizaj / 22.12.2024 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





