RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sulmi me armë ndaj policisë në veri, flasin banorët

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nda Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut. Ngjarja ka nd

nga Kaltrina Berila26 prill 202226 prill 2022

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish mëngjesin e sotëm me armë zjarri derisa automjeti i tyre po qarkullonte nda Mitrovica në drejtim të kufirit të Bërnjakut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, dhe fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka policë të lënduar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, i cili nuk ka pranuar të flas para kamerës me arsyetimin se ndodhet në pushim, ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit në rajonin e Zubin Potokut, duke thënë se nuk i di detajet.
Sipas tij, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet në përpjekje për t’i zbuluar sa më shpejtë autorët.
“Po, është sulmuar automjeti i policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm në rajonin e Zubin Potokut. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po zhvillon hetimet. Deri tash nuk kemi ndonjë të arrestuar, por po punojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti”, ka thënë për KP përmes telefonit togeri Radoviq.
Budimir Rakic, shtëpia e të cilit ndodhet krejt pranë lokacionit ku ka ndodhur incidenti, thotë se ka qenë në Mitrovicë dhe kur është kthyer ka parë pjesëtarë të policisë dhe bllokadë të rrugës. “Kam qenë në Mitrovicë dhe kur jam kthyer kam parë policinë, bllokimin e rrugës dhe asgjë tjetër nuk kam parë… Nuk është mirë askush të sulmohet”, ka thënë veç tjerash Rakic.
Edhe Marko Vucinic, po ashtu banor i Zupces, tha se nuk ka parë dhe as dëgjuar rreth incidentit, përveç policisë. “Kam ardhur sot në mëngjes në punë rreth orës 6:30, mirëpo asgjë nuk kemi dëgjuar as unë dhe as banorët e tjerë të këtij fshati. Njësia speciale ROSU ka hyrë këtu dhe kanë bllokuar rrugën… Është e tmerrshme kjo çka po ndodhe muajt e fundit”, theksoi Vuçiniç.
Ndryshe, përgjatë magjistrales Mitrovicë-Bërnjak, sot gjatë ditës situata e përgjithshme vazhdon të jetë e qetë, ndërsa janë vërejtur forca të shtuara të Njësiteve Speciale të Kosovës si dhe automjeteve të tyre./ kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

34 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

36 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

40 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

2 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë