Stuhia anulon fluturimet në Gjermani, vështirësohet trafiku hekurudhor
Stuhia “Sabine” e goditi Gjermaninë Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1 mijë e 200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëd
Stuhia “Sabine” e goditi Gjermaninë
Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1 mijë e 200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëdhënëse e aeroportit.
Sipas saj, 140 fluturime të planifikuara gjithashtu u anuluan për ditën e hënën, raporton Reuters, duke shtuar se linja ajrore gjermane Lufthansa kishte anuluar të gjitha fluturimet në distanca të gjata dhe të shkurtra nga Aeroporti i Munihut deri në orën 13.00. Lufthansa gjithashtu ka anuluar fluturimet për në aeroportet në Hamburg, Berlin, Hanover, Dortmund, Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.
Për shkak të stuhisë “Ciara”, e cila në Gjermani quhet “Sabine”, pati edhe ndërprerje të trafikut hekurudhor.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






