
Sot përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot, më 7 tetor, përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale pë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot, më 7 tetor, përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale.
Si bëhet aplikimi për akreditim?
Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës / medias duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org
Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e organizatës/media që kërkohen të akreditohen.
Në platformën elektronike online https://apliko.kqz-ks.org është ngarkuar video që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






