RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Sot mbahet konferenca e Prokurorisë për rastin e Liridona Ademajt
🇽🇰 Kosova

Sot mbahet konferenca e Prokurorisë për rastin e Liridona Ademajt

Sot në ora 10:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media për rastin e Liridona Ademajt. Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe vëllai i saj, Leonard Ade

nga Gentrita Xhemajli15 janar 202515 janar 2025

Sot në ora 10:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media për rastin e Liridona Ademajt.

Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj, gjë të cilën ai e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo konferencë lidhet me rastin e Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë në nëntor të vitit 2023.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila do të mbahet me datë 15.01.2025 me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Salla e Konferencave, Kati 0”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, janë bërë mbi një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës patën thënë se janë ende në hetime dhe ende nuk ka të ngritur aktakuzë.

Ishin orët e mbrëmjes, e ajo kthehej në shtëpi nga një darkë me burrin dhe fëmijët, por pak minuta para arritjes në shtëpi me një plumb u vra Liridona Ademaj.

I dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili u arrestua pak ditë pas vrasjes së saj, megjithatë Prokuroria Themelore e Prishtinës ende nuk ka ngritur aktakuzë qoftë ndaj Murselit ose ndaj personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në rast.

Nga prokuroria patën thënë se ende janë në hetime.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se çështja penale të cilës i referoheni është akoma në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe pasi që hetimet lidhur me këtë çështje janë në vazhdim e sipër, nuk është e mundur të ofrohen më shumë informata lidhur me këtë rast”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë