
Sindikata e Policisë thotë se s’janë kryer pagesat e dhjetorit për familjet e policëve të rënë
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se nuk është kryer pagesa e dhjetorit për familjet e policëve të rënë gjatë detyrës. Sindikata ka sqaruar se Drejtoria e Financave ka bërë kërkesën, por mje
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se nuk është kryer pagesa e dhjetorit për familjet e policëve të rënë gjatë detyrës.
Sindikata ka sqaruar se Drejtoria e Financave ka bërë kërkesën, por mjetet nuk janë ekzekutuar ende.
“Edhe pse nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave. Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin tonë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit”, thuhet në komunikatën e sindikatës.
Sindikata e ka quajtur këtë situatë të papranueshme dhe të dhimbshme për familjet e policëve të rënë.
“Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve”, thuhet tutje.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura






