RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Si parashikohet të jetë viti 2022, tregon astrologia Laura Bilalli

Jemi në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2022-ta. Nga ana astrologjike, parashikohet që në përgjithësi viti 2022 të ketë ngjarje të mira. Laura Bilalli, astrologia e diplomuar në një universitet në

nga B.K30 dhjetor 202130 dhjetor 2021


Jemi në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2022-ta. Nga ana astrologjike, parashikohet që në përgjithësi viti 2022 të ketë ngjarje të mira.
Laura Bilalli, astrologia e diplomuar në një universitet në Los Angeles, në një intervistë për rtv21.tv ka treguar se viti 2022 parashihet të jetë shumë pozitiv dhe me lajme të mira.
“Viti 2022 në Astrologji për shkak të rrotullimit të planetëve dhe pozicionimit të yjeve do të jetë një vit shumë pozitiv dhe me lajme shumë të mira. Do të ketë ngjarje të mira në përgjithësi, por edhe në aspektin individual të secilit person”, ka treguar astrologia.
Laura Bilalli gjithashtu ka treguar se si do të jetë viti 2022 për secilën nga shenjat e horoskopit.

Dashi
“Do të ketë lajme te reja, fillime të reja dhe ndryshime shumë të mira në këto aspekte: dashuri, shoqëri, familje dhe profesion. Do të marrin vendime shumë të rëndësishme për jetën e tyre”.
Demi
“Do të ketë lajme shumë të mira nga ana e dashurisë. Pasi vitin e kaluar janë koncentruar vetëm në aspektin e punës, këtë vit do i kushtojnë rëndësi edhe anës personale të tyre”.
Binjakët
“E kam thënë për Binjakët që këta gjithmonë ia rregullojnë vetes disponimin dhe këtë vit e kanë një ndër vitet më me fat, prandaj rrezikoni në çdo aspekt”.
Gaforrja
“Për dallim që vitin e kaluar ishin lider dhe anën e punës e kishin të zhvilluar shumë. Këtë vit do të jenë mirë në aspekt familjar, shoqëri edhe punë, mirëpo veten do e vendosin primar për këtë vit”.
Luani
“Do të kenë shumë gëzime dhe përfitime, bëjnë pjesë në shenjën me më së shumti fat, do ta kenë të zhvilluar shumë anën e dashurisë si dhe do të jenë shumë të zhvilluar në aspektin e punës”.
Virgjëresha
“Vitin e kaluar ishin shumë melankolikë, këtë vit do të mbizotërojë vetëm lumturia dhe fati i mirë tek kjo shenjë, prandaj veproni çkado që ndjeni”.
Peshorja
“Nuk do jetë edhe vit shumë i mirë për Peshoret, pasi do të kenë për të marrë vendime të mëdha, por nuk do të jenë të vendosur prandaj mund të bëjnë gjëra jo të duhura vetëm për shkak të dilemës dhe frikës”.
Akrepi
“Gjërat do të shkojnë mirë për Akrepin, mirëpo Akrepi problemin kryesor që e ka është që do të jetë shumë në luftë me veten, prandaj nuk do jetë vit i mirë nga ana emocionale”.
Shigjetari
“Do jetë vit shumë i mirë për ta sidomos nga ana e dashurisë sepse do të marrin vendime dhe do të krijojnë gjëra shumë të bukura, karriera vetja dhe dashuria do të jenë pikat kyçe të Shigjetarit”.
Bricjapi
“Shpenzimet do të jenë shumë të larta, dashuria do të jetë në vendin e duhur, mirëpo do të kenë pak dilema në aspektin profesional sepse duhet te marrin vendime për gjëra të mëdha”
Ujori
“Do jetë viti i tyre, kështu që mund të krijojnë çdo gjë të bukur, të marrin vendime dhe të rrezikojnë në çkado sepse gjërat do të shkojnë perfekt për ta në çdo aspekt”.
Peshqit
“Anën kreative do ta kenë shumë të lartë kështu që do të vendosin të krijojnë shumë gjëra të mira në aspektin e punës, mirëpo do të kenë zhvillim edhe në dashuri. E vetmja gjë që duhet të mënjanohet është pjesa e të menduarit, pasi po e lëvizin anën emocionale nga mendimet e tyre”.

Lidhur me interesimin e shqiptarëve për astrologji, Laura Bilalli ka thënë se me herët ka munguar informacioni, mirëpo tani sipas saj dihet rëndësia dhe është rritur interesimi.
“Ka munguar shumë informacioni, tani prej që kam dal publikisht duke shpjeguar dhe treguar rëndësinë e astrologjisë kam parë që është rritur shumë interesimi dhe besimi dhe shqiptarët çdo ditë e më shumë po marrin informacione dhe po ndihmojnë veten dhe jetën e tyre”, ka thënë astrologia./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

25 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

39 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

52 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë