
Shukri Buja ftohet në Hagë
Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, ka bërë të ditur se sot pa dëshirën e tij ka udhëtuar me ftesë të detyruar për paraqitje nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai ka thënë se U
Shukri Buja, ish komandant i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, ka bërë të ditur se sot pa dëshirën e tij ka udhëtuar me ftesë të detyruar për paraqitje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai ka thënë se UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.
“Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Buja në Facebook

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






