Shtetet që besojnë në demokraci do ta përkrahin Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Këshilli i Evropës bazohet në tri vlera: Demokraci, të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit. Sipas saj, Kosova është mishërim i këtyre vlerave. “Prandaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Këshilli i Evropës bazohet në tri vlera: Demokraci, të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit.
Sipas saj, Kosova është mishërim i këtyre vlerave.
“Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, shkroi Osmani.
Kosova sot ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






