Shtatë të shëruar dhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë
Në komunën e Malishevës janë shëruar edhe shtatë persona dhe është regjistruar një rast i ri me COVID-19. Rasti i ri i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Carrallukë. Numri i rasteve aktive në
Në komunën e Malishevës janë shëruar edhe shtatë persona dhe është regjistruar një rast i ri me COVID-19. Rasti i ri i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Carrallukë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë është 40.
“Gjendja aktuale me COVID-19 në komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur është regjistruar rasti e i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 179 persona, të cilët janë konfirmuar nga IKSHPK, ndërsa 126 prej tyre janë shëruar, 40 raste janë aktive, kurse 13 persona kanë vdekur.”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






