
Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në disa qytete. Lidhur me rastet e dhunës, policia ka arrestuar personat e dyshuar, ndërsa vi
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në disa qytete.
Lidhur me rastet e dhunës, policia ka arrestuar personat e dyshuar, ndërsa viktimat kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor.
Më poshtë rastet e dhunës në familje të raportuara në 24-orët e fundit:
Prishtinë / 23.06.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 23.06.2025 – 16:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti kompentent.
Prishtinë / 23.06.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan/ 23.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë / 23.06.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjakovë / 22.06.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Vushtrri / 23.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më të fundit
Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional




