RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shtatë parti politike dhe tri nisma qytetare kanë aplikuar për certifikim

Deri në mesditën e së shtunës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 10 subjekte politike. Bëhet fjalë për shtatë parti politike dhe tri iniciativa qytetare, me gjithsej 2

nga Egzona Mehmeti16 janar 202116 janar 2021

Deri në mesditën e së shtunës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 10 subjekte politike. Bëhet fjalë për shtatë parti politike dhe tri iniciativa qytetare, me gjithsej 210 kandidatë.

Kështu bëri të ditur për Kp zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili theksoi se sot është dita e fundit e dorëzimit të listave me kandidatë për deputetë, të cilët pas certifikimit garojnë për ulëse në Parlamentin e Kosovës.

“Deri në këto momente që po flasim, pra deri në mesditë, numri i subjekteve politike që kanë aplikuar është gjithsejtë 10 subjekte politike. Bëhet fjalë për shtatë parti politike dhe tri nisma qytetare. Numri i përgjithshëm i tyre është gjithsejtë 210 kandidatë”, tha Elezi.

Subjektet politike që kanë dorëzuar listat e tyre me kandidatë për deputetë, kryesisht janë nga radhët e komuniteteve.

“Janë Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me 33 kandidatë, pastaj Jedinstvena Goranska Partija me 16 kandidatë, Srpska Lista me 20 kandidatë, Partia balliste me 5 kandidatë, Social Demokratska Unija me 22 kandidatë, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës me 44 kandidatë dhe Lëvizja për Bashkëveprim me 35 kandidatë. Ndërkaq, nga iniciativa qytetare kemi Romani Iniciativa me 12 kandidatë, Ujedinjena Zajednica-Adriana Hoxhiq me 13 kandidatë dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me 10 kandidatë”, shtoi Elezi.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do të dërgohen edhe në pesë institucione të tjera përveç Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“ Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme do të bashkëpunojë me institucione të tjera të cilat kanë rolin e tyre në procesin e certifikimit të kandidatëve. KQZ do të dërgojë listat në gjashtë institucione. Në Këshill Gjyqësor të Kosovës, në PZAP, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Jashtme, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë. Kërkesë me qëllim për verifikim të kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme. Kjo kërkesë nga ana e KQZ-së do të bëhet më së largu deri me datën 18 janar, ndërkaq përgjigje nga këto institucione presim deri më datë 20 janar”, njofton Elezi.

Më 1 shkurt do të bëhet hedhja e shortit të rënditjes së partive politike në fletëvotim, ndërkohë që zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë