RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Shqipëria 15 vite në NATO, ShBA: Aleat e partner i besueshëm
🗺️ Rajoni

Shqipëria 15 vite në NATO, ShBA: Aleat e partner i besueshëm

Ky 1 prill 2024 shënon dhe 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë përvjetor ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh të rrugëtimit të Shqipërisë në ale

nga Venera Grabanica1 prill 20241 prill 2024

Ky 1 prill 2024 shënon dhe 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në këtë përvjetor ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh të rrugëtimit të Shqipërisë në aleancën euro-atlantike.

“15 Vite së Bashku” shkruan Ambasada në një postim në facebook shoqëruar dhe me një video të këtij momenti të rëndësishëm ku tregohet udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n që nga anëtarësimi në NATO.

“Zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO! ” shkruan ambasada.

Në këtë ditë të veçantë për shqiptarët edhe presidenti Bajram Begaj ndau një mesazh, duke thënë se kjo datë është më e rëndësishmja e historisë sonë kombëtare.

“Data e 1 prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”, shkruan Begaj.

Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve që mbështetën Shqipërinë në këtë rrugëtim. Më tej, Begaj ndalen edhe në rolin dhe kontributin e Shqipërisë në NATO, duke thënë se ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike.

“Mirënjohës ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi. Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike.

Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e NATO-s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje. Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe”, shkruan Begaj.

Nga ana e tij ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani, në një postim në rrjetin social X thotë se 15 vite në NATO janë një rrugëtim solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

43 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

4 orë më parë