RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
​Shqipëri: Amnistia për të burgosurit, kategoritë që përfitojnë nga nisma
🗺️ Rajoni

​Shqipëri: Amnistia për të burgosurit, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë ka publikuar nismën ligjore për amnistinë, ku përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaron se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve p

nga Venera Grabanica6 nëntor 20236 nëntor 2023

Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë ka publikuar nismën ligjore për amnistinë, ku përfitojnë rreth 570 të dënuar. Ministria sqaron se pushohet ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet.

Ndërkohë, përfitojnë nga një vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si te tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshme të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të SPAK.

Kriteret për përfitimin e amnistisë:

Përjashtohen nga vuajtja e dënimit:

Personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Personat femra, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.06.2023, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Personat femra, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 4 vjet.

Personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50-vjeç.

Personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 65-vjeç.

Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18-vjeç.

Të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u përjashtuar nga vuajtja e dënimit, sipas pikës 1, të këtij neni, ose, edhe pse plotësojnë kriteret për përfitimin e amnistisë sipas këtij neni, nuk përjashtohen nga vuajtja e dënimit për shkak të kritereve ndaluese të përcaktuara në pikën 1 dhe 2, të nenin 4 të këtij ligji, u zbritet një vit e gjysmë për personat e dënuar, gra, dhe të miturve, si dhe një vit për personat e dënuar, burra. /ORA News

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë