Shpërthim i fortë në shtëpinë e Armand Dukës, policia rrethon banesën
Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4, ku shpërtheu një sasi
Një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4, ku shpërtheu një sasil lënde plasëse. Fatmirësisht, nga shpërthimi ka patur vetëm disa dëme të vogla materiale.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj./VizionPlus

LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë







