Shkurti fillon ngrohtë
Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë. Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke kushtëz
Java e parë e muajit shkurt fillon me mot relativisht të ngrohtë, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë.
Kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje. Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





