
Shkëndija mban gjallë ëndrrën evropiane, barazon ndaj TNS-së
Shkëndija e Tetovës barazoi pa gola ndaj TNS-it në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve. Pavarësisht disa rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rrje
Shkëndija e Tetovës barazoi pa gola ndaj TNS-it në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht disa rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë, vendasit patën disa mundësi të mira, por portieri i Shkëndijës u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Përballja përfundoi me rezultatin 0-0 dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.
Takimi i dytë ndërmjet TNS-së dhe Shkëndijës do të luhet pas një jave në Shkup, ku do të përcaktohet skuadra që kalon në fazën tjetër./TV21

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






