
Shefja e UNMIK-ut dënon sulmet ndaj KFOR-it
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë ditëve të fundi
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë ditëve të fundit që shkaktuan zhvillimet e orëve të fundit.
Ajo ka dënuar ashpër veprimet që rezultuan me lëndime të rënda të personelit të KFOR-it, por edhe të civilëve, sot në komunën e Zveçanit.
“Dhuna në çfarëdo forme, përfshirë edhe kundër KFOR-it, të cilët janë të dislokuar për të ofruar një mjedis të sigurt në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Kombeve të Bashkuara, është e papranueshme”, tha ajo.
PSSP Ziadeh shpreh solidaritetin me KFOR-in dhe u uron të gjithë të lënduarve, përfshirë civilët, shërim të shpejtë. Ajo thekson se humbja e jetëve duhet të parandalohet me çdo kusht.
Shefja e UNMIK-ut kërkon de-përshkallëzimin dhe bën thirrje për udhëheqje dhe veprime të përgjegjshme për të zbutur tensionet dhe për të shkuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme politike sa më shpejt të jetë e mundur.
Ajo tha se UNMIK-u do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me të gjitha pranitë ndërkombëtare në terren.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






