RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​SHBA mbështet planin për Tony Blair në krye të administratës tranzitore në Gaza
🌍 Bota

​SHBA mbështet planin për Tony Blair në krye të administratës tranzitore në Gaza

Administrata amerikane po mbështet një plan që ish-kryeministri britanik Tony Blair të udhëheqë një autoritet të përkohshëm ndërkombëtar në Gazë, me mandat deri në pesë vjet. Sipas mediave izraelite,

nga Venera Grabanica26 shtator 202526 shtator 2025

Administrata amerikane po mbështet një plan që ish-kryeministri britanik Tony Blair të udhëheqë një autoritet të përkohshëm ndërkombëtar në Gazë, me mandat deri në pesë vjet. Sipas mediave izraelite, ky organ do të quhet Autoriteti Ndërkombëtar Tranzitor i Gazës (Gita) dhe fillimisht do të bazohet në Egjipt, përpara se të vendoset në territor me mbështetjen e një force shumëkombëshe arabe të miratuar nga OKB.

Plani është modeluar sipas përvojës së Kosovës dhe Timor-Leste, dhe synon kalimin gradual të kontrollit nën Autoritetin Palestinez. Ai parasheh një bord prej 7–10 anëtarësh, mes tyre përfaqësues palestinezë, figura ndërkombëtare dhe anëtarë myslimanë, si dhe një sekretariat me rreth 25 persona. Blair do të ishte figura kryesore.

Por emri i tij ngjall kundërshtime të forta te palestinezët, të cilët e akuzojnë për pengimin e shtetësisë së tyre dhe për rolin e tij në luftën e Irakut.

Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një plan tjetër – të njohur si Deklarata e Nju Jorkut – që parasheh një administratë teknokratike vetëm për një vit, pas së cilës pushteti do t’i kalonte një AP-je të reformuar me kushtetutë të re dhe zgjedhje.

Presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqet të afrojë dy propozimet, sipas The Guardian.

Mungesa e një afati të qartë në planin amerikan shihet si problem nga liderët arabë, por nga Izraeli dhe kryeministri Netanyahu vlerësohet si garanci. Trump, pas një takimi me liderë nga Katari, Arabia Saudite, Jordania, Indonezia dhe Turqia, tha se palët janë “afër një marrëveshjeje”.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka deklaruar se Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e pasluftës, ndërsa përsëriti se Gaza është pjesë integrale e shtetit të Palestinës dhe se AP është e gatshme të marrë përgjegjësi të plota.

Trump ndërkohë mohoi çdo mundësi për aneksim të Bregut Perëndimor nga Izraeli, duke thënë: “Nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”./kp

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

24 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

24 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

41 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

56 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

58 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë