RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

SHBA i reagon Putinit pasi i vendosi forcat bërthamore në gatishmëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur urdhërit të Presidentit Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në gjendje gatishmërie. Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuar

nga Xh.D27 shkurt 202227 shkurt 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur urdhërit të Presidentit Vladimir Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në gjendje gatishmërie.
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield e quajti lëvizjen “të papranueshme”.
“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.

Putin ka urdhëruar që forcat e parandalimit të vendit të tij që përfshijnë armët bërthamore, të vendosen në gatishmëri të lartë.

“Zyrtarët e lartë në vendet udhëheqëse të NATO-s i kanë lejuar vetes të bëjnë komente agresive për vendin tonë, prandaj urdhëroj ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të vendosin Forcën e Parandalimit të Ushtrisë Ruse në gatishmëri luftarake”, ka thënë Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë ishin të paligjshme.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, forcat strategjike “janë të dizajnuara për të penguar agresionin kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, si dhe për të mposhtur agresorin (duke i shkaktuar disfatë), duke përfshirë një luftë me përdorimin e armëve bërthamore”./21Media

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

1 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

29 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë