
Sekuestrohet një armë në shtëpinë e Top Kloshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kloshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, që ndodhi më 3 gusht në Baicë të Lipjanit. “Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kloshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, që ndodhi më 3 gusht në Baicë të Lipjanit.
“Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Më 13 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Kolshit.
Pasi u arrestua Kolshi në prokurori e pranoi fajin për vrasjen e Bajraktarit, trupi i të cilit u gjet i fshehur e groposur brenda një are me misër.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





