
Sekuestrohen 28 mijë e 500 euro në Morinë
Policia e Shtetit sot ka informuar se janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro në pikën kufitare në Morinë, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona. Policia ka potencuar se ka nisur procedimi në gjendje
Policia e Shtetit sot ka informuar se janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro në pikën kufitare në Morinë, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona.
Policia ka potencuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro”, ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





