RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
SBASHK-u proteston, Ministria e Arsimit u bën thirrje mësimdhënësve për “Licencën e Avancuar”
🇽🇰 Kosova

SBASHK-u proteston, Ministria e Arsimit u bën thirrje mësimdhënësve për “Licencën e Avancuar”

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka hapur thirrjen e parë publike për mësimdhënësit që synojnë ta marrin “Licencën e Avancuar” për mësimdhënie. Një gjë e tillë vjen

nga B G4 dhjetor 20244 dhjetor 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka hapur thirrjen e parë publike për mësimdhënësit që synojnë ta marrin “Licencën e Avancuar” për mësimdhënie. Një gjë e tillë vjen pikërisht në ditën kur SBASHK -u po mban protestën për të kërkuar rritje pagash për mësimdhënësit dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci,  ka bërë të ditur se thirrja vlen për mësimdhënësit e arsimit fillor, të arsimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë në lëndën e matematikës dhe të arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë në lëndën e gjuhës shqipe.

“Kjo është thirrja e parë publike që MASHTI e bën për mësimdhënësit e shkollave publike në Kosovë. Thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë: mësues të arsimit fillor; mësimdhënës të lëndës ‘Matematikë’ në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML);  mësimdhënës të lëndës ‘Gjuhë shqipe’ në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML). Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës. Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook.

Për licencën e avancuar mund të aplikojnë vetëm mësimdhënësit të cilët janë të pajisur me licencë të karrierës dhe që kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional. Ata më pas do t’i nënshtrohen vlerësimit edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Sipa snjoftimit, shtatë vjet pasi ta marrin këtë licencë, mësimdhënësit mund të aplikojnë për licencën e përhershme, e cila nuk ka afat kohor dhe nuk ka nevojë për ripërtëritje.

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

36 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

49 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë