RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SBASHK: Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë…

Reagim i SBASHK-ut ndaj institucioneve: Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ka

nga Kaltrina Berila3 shkurt 20223 shkurt 2022

Reagim i SBASHK-ut ndaj institucioneve: Dikë po paguani pa punuar fare e për kolegët tanë me sëmundje të rënda nuk po keni buxhet
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ka reaguar pas publikimit të lajmit se 32 zyrtarë serbë pa shkuar fare në punë janë paguar nga buxheti i shtetit. Në një komunikatë për media SBAShK-u i drejtohet Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve tjera duke thënë se dikë po e paguajnë pa shkuar fare në punë ndërkohë që për kolegët me sëmundje të rënda të njëjtit nuk kanë buxhet.
Ky reagim i SBAShK-ut erdhi dy ditë pas raportimit të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku ky i fundit tha se 32 zyrtarët serbë që nuk shkojnë në punë nuk do të marrin më paga nga institucionet e vendit.
“Është mirë që mediet e bënë publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria”, thuhet në komunikatë.
Sipas SBAShK-ut, nëse për dikë, gjenden mjete për paga pa shkuar as edhe një ditë në punë, atëherë është obligim moral e njerëzor që të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë me sëmundje të rënda që ta gëzojnë mbështetjen e shtetit.
“Të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen. Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBAShK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimorë të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga. Situatë edhe më keqe është në komunën e Mitrovicës ku kemi mbi 100 punonjës arsimor që nuk marrin paga dhe nuk figurojnë fare në listën e pagave, prandaj edhe një herë kërkojmë nga MASHTI, gjegjësisht Qeveria e Kosovës që të bën një zgjedhje urgjente për këta të punësuar, të cilët çdo ditë e kryejnë punën e vet por ka pesë muaj që nuk marrin paga”, thuhet në komunikatë./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

17 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë