
Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër viteve mbi 12 milionë euro
Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.
Mbi 12 milionë euro është vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.
Kështu ka shkruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, sipas së cilit shumë shpejt, pasuria e përfituar jashtëligjshëm nga zyrtarë publik do të jetë cak i Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e cila aktualisht pret që një kohë të gjatë pa asnjë arsyetim në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për hyrjen në fuqi të ligjit.
“Atëherë edhe shifrat do të jenë krejtsisht tjera, ku koncepti i realizimit të drejtësisë do të gjej efikasitetin e vet. Byroja do të jetë institucioni që nuk do të tolerojë më përfitime të “rastësishme” nga zyrtarë publik që nuk arrijnë të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë së tyre. Pasuritë e tilla do të sekuestrohen dhe konfiskohen, pastaj ato do t’u kthehen qytetarëve si pronar legal e legjitim”, ka shkruar ai.


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






