
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Gjatë muajit prill të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë – pikë tre gigavatë (568.03 GWh), ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte katërqind e
Gjatë muajit prill të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë – pikë tre gigavatë (568.03 GWh), ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte katërqind e tridhjetë e gjashtë – pikë tridhjetë e tre gigavatë (436.33 GWh), që është pesëmbëdhjetë – pikë gjashtëdhjetë e nëntë për qind (15,69%) më e lartë, krahasuar me muajin prill të vitit paraprak.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm të energjisë ishte nëntëmbëdhjetë – pikë njëzet e dy për qind (19,22%).
Ndërkohë, importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2025 ishte treqind e shtatëdhjetë e shtatë – pikë tetë gigavatë (377.08 GWh), ndërsa eksporti për të njëjtën periudhë ishte dyqind e katërmbëdhjetë – pikë shtatëdhjetë e pesë (214.75 GWh). (Këtu përfshihet edhe sasia e energjisë për transmetim).
Ndërsa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë – pikë nëntëmbëdhjetë (685.19 mijë ton) që paraqet një rënie prej zero – pikë pesëdhjetë e dy për qind (0,52%) në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






