Rusia paralajmëron për sulme në Kiev pas sulmit me raketa
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka kryer sulme me raketa në shënjestër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke paralajmëruar se sulmet si ky do të intensifikohen si hakmarrje për ato që i quajti “s
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka kryer sulme me raketa në shënjestër të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke paralajmëruar se sulmet si ky do të intensifikohen si hakmarrje për ato që i quajti “sulme terroriste” ose “akte sabotimi” të Ukrainës në Rusi.
Rusia thotë se raketat e saj të lundrimit me bazë detare goditën një fabrikë në qytet gjatë natës, e cila prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa kundër anijeve.
”Si rezultat, punëtoritë e uzinës për prodhimin dhe riparimin e sistemeve të raketave kundërajrore me rreze të gjatë dhe të mesme, si dhe raketa kundër anijeve, u shkatërruan”, shtoi ministria.
Të enjten, Rusia akuzoi Ukrainën për dërgimin e helikopterëve përtej kufirit për të sulmuar disa qytete ruse./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





