RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia kërcënon Lituaninë për “veprime armiqësore”

Moska ka kërcënuar Lituaninë, anëtare të BE-së dhe NATO-s, duke thënë se do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare, nëse tranziti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit nuk rikt

nga Xh.D20 qershor 202220 qershor 2022

Moska ka kërcënuar Lituaninë, anëtare të BE-së dhe NATO-s, duke thënë se do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare, nëse tranziti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit nuk rikthehet me shpejtësi.
Autoritetet lituaneze kanë ndaluar lëvizjen e mallrave të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Evropian në të gjithë territorin e saj, që përfshin të vetmen rrugë hekurudhore midis Rusisë kontinentale dhe provincës e cila është e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë.
Mallrat e ndaluara përfshijnë qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjinë e avancuar.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur të dërguarin e lartë të Lituanisë në Moskë, ndërsa Kremlini tha se situata ishte një “shkelje e gjithçkaje”.
“Situata është më se serioz. Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Është një shkelje e gjithçkaje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi që Lituania të anulojë menjëherë atë që e quajti një veprim “haptë armiqësor”.
“Nëse tranziti i ngarkesave ndërmjet rajonit të Kaliningradit dhe pjesës tjetër të Federatës Ruse nëpërmjet Lituanisë nuk rikthehet plotësisht në të ardhmen e afërt, atëherë Rusia rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime për të mbrojtur interesat e saj kombëtare”, tha ministria.
Lituania tha se thjesht po zbatonte sanksionet e BE-së, pjesë e një sërë masash që synonin të ndëshkonin presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
“Nuk po bën asgjë Lituania: janë sanksionet evropiane që filluan të funksionojnë nga 17 qershori. Kjo është bërë me konsultim nga Komisioni Evropian dhe sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian. Hekurudha shtetërore e Lituanisë informoi klientët se nga 17 qershori mallrat e sanksionuara si çeliku dhe hekuri nuk do të lejohen të kalojnë Lituaninë”, u tha gazetarëve në Luksemburg ministri i jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis./21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë