RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Rusia e Ukraina takohen ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2022
🌍 Bota

Rusia e Ukraina takohen ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2022

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Stamboll për bisedimet e para direkte midis dy vendeve që nga viti 2022, kur procesi i paqes u ndërpre asokohe vetëm disa javë pas nisjes së pushtimit

nga Kaltrina Berila16 maj 202516 maj 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina janë takuar në Stamboll për bisedimet e para direkte midis dy vendeve që nga viti 2022, kur procesi i paqes u ndërpre asokohe vetëm disa javë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, është cituar nga agjencia e lajmeve Reuters duke hapur takimin, tek ka thënë se ishte i lumtur që vullneti i dy palëve kishte hapur një mundësi të re për paqe.

“Ka dy shtigje sot: Një dërgon në paqe, dhe tjetri do të shkaktojë më shumë shkatërrim dhe humbje jete. Të dyja palët do të zgjedhin se cilin rrugë do të ndjekin”, u ka thënë Fidan delegacioneve negociuese.

“Ne kemi një mundësi për të përfunduar luftën… për të ndjekur rrugën e paqes, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Çdo ditë që kalon, humbasin më shumë jetë. Ndërkohë që kjo luftë po merr jetë, është kritike që një armëpushim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar kryediplomati turk.

Takimi në Stamboll duhet të “përgatisë terrenin për një takim midis liderëve”, ka shtuar Fidan, duke iu referuar vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të mos marrë pjesë në bisedime.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ishte shprehur më parë se ai do të ishte i gatshëm të takohej me Putinin, duke besuar se vetëm një takim me presidentin rus mund të sigurojë përfundimin e luftës.

Shefi i zyrës së presidentit Zelensky, Andriy Yermak, ka shkruar në rrjetin social Telegram se Ukraina synon të sigurojë një armëpushim të plotë e pa kushte gjatë bisedimeve të sotme.

“Delegacioni ukrainas është në Stamboll sot për të arritur një armëpushim pa kushte – ky është prioriteti ynë”, ka thënë ai në Telegram.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

17 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë