Rusia dëbon 18 diplomatë të BE-së
Moska ka shpallur “persona non grata” 18 anëtarë të delegacionit të BE-së në Rusi. Anëtarët e stafit “do të duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse në të ardhmen e afërt”, tha ministria e jas
Moska ka shpallur “persona non grata” 18 anëtarë të delegacionit të BE-së në Rusi.
Anëtarët e stafit “do të duhet të largohen nga territori i Federatës Ruse në të ardhmen e afërt”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
BE tha se “dënon urdhrin e pajustifikuar dhe të pabazë” dhe shtoi se “nuk kishte asnjë bazë për vendimin e së premtes nga autoritetet ruse përtej të qenit një hap i pastër hakmarrës”.
Dhjetra diplomatë rusë janë dëbuar nga vendet e BE-së gjatë muajit të kaluar.
Në fund të marsit, Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Republika Çeke kanë lëshuar urdhra të koordinuara për të dëbuar gjithsej 43 punonjës të ambasadës ruse të dyshuar për spiunazh.
Dhe më 5 prill, BE ka urdhëruar 19 rusë të largoheshin nga shteti pritës Belgjika për “angazhim në aktivitete në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Rusia ka tentuar t’u përgjigjet vendimeve të tilla me veprime reciproke./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






