RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

RrGK: Dhuna ndaj vajzave po përsëritet, institucionet po heshtin

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin e publikuar sot në media për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të një 13 vjeçareje në Janjevë. “Pavarësisht se fëmijët

nga B.K12 korrik 202112 korrik 2021


Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin e publikuar sot në media për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të një 13 vjeçareje në Janjevë.
“Pavarësisht se fëmijët dhe gratë janë grupet më të prekura nga dhuna me bazë gjinore, dhe se kohët e fundit janë bërë publike raste serioze të dhunimeve ndaj vajzave, ne jemi dëshmitarë të një heshtjeje institucionale dhe trajtimi jo serioz të këtyre rasteve nga ana e drejtësisë”, thuhet në reagim.
Tutje theksohet se RrGK, përmes këtij reagimi, përsërit për të disatën herë se rastet e tilla duhet të shërbejnë si moment zgjimi dhe arsye shtesë që këto krime ndaj vajzave e grave të trajtohen me prioritet, dhe që kryesit e këtyre krimeve të dënohen pa asnjë kompromis.
“Është barrë për secilin prej nesh që vajzat në shoqërinë tonë përjetojnë këso dhunime, para syve tanë, e institucionet në të shumtën e rasteve japin dënime të ulëta, si dhe nuk parandalojnë këto krime. Ky rast, na tregon për një zinxhir të neglizhencës e fajtorëve- duhet të ndërmerren masa ndëshkuese edhe për ata të cilët e kanë dëbuar nga shtëpia dhe të tjerët që nuk i kanë dalë në ndihmë kësaj vajze dhe nuk e kanë lajmëruar policinë”, thuhet tutje në reagim.
Përmes kësaj kumtese, RrGK “shpreh indinjatë të thellë për këtë rast, duke u zotuar njëherësh që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo vajzë e grua tjetër të dhunuar e të vrarë”.
Po ashtu, RrGK kërkon nga mediat që të kenë kujdes të shtuar në raportimin e rastit, duke qenë se kemi të bëjmë me një vajzë të mitur. “Identiteti i viktimës duhet të jetë i mbrojtur në çdo raportim, e me çdo kusht- vetëm kështu mediat do të luajnë rolin që u takon në luftimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Kosovë”.
RrGK thotë se nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj vajzave e grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

34 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

37 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

41 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë