
Rreth 150 milionë euro të hyra tatimore për dy muaj në Kosovë
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat tatimore edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat tatimore edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%.
Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor siç ka bërë të ditur ATK, është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit.
“Po ashtu, ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, është bërë e ditur në komunikatë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






