
Rrëshqasin gurët, sot s’ka qarkullim të trenit Klinë – Prishtinë
Binari hekurudhor në rrugën Klinë-Prishtinë është dëmtuar nga një shembje e gurëve. Ndërmarrja “Trainkos” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pas
Binari hekurudhor në rrugën Klinë-Prishtinë është dëmtuar nga një shembje e gurëve.
Ndërmarrja “Trainkos” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar binari hekurudhor dhe treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi të qarkullojë si pasojë e këtij incidenti.
“Trainkos” ka bërë të ditur se treni i ditës së sotme në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të mund të qarkullojë dhe i njëjti në relacionin Klinë – Pejë do të qarkullojë sipas Orarit te Lëvizjes së trenave.
“Treni Pejë – Prishtinë -Pejë nuk do të qarkullojë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





