
Rrahen mes vete pas aksidentit të trafikut, arrestohen dy persona në Obiliq
Dy persona janë arrestuar në Obiliq nga Policia e Kosovës. Të dyshuarit pas aksidentit të trafikut janë përfshirë në konflikt fizik. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një nga të dyshuari
Dy persona janë arrestuar në Obiliq nga Policia e Kosovës. Të dyshuarit pas aksidentit të trafikut janë përfshirë në konflikt fizik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një nga të dyshuarit është shtetas i Gjermanisë dhe një i Kosovës.
Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Milloshevë, Obiliq / 21.08.2025 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Gjermanisë, pasi që kishin sulmuar njërin-tjetrin pas një aksidenti me vetura që kishin pasur mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






