
Rohde: Statuti i Asociacionit të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit megjithatë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Jemi shumë larg në kuptimin e natyrës së Asociacionit megjithatë Gjermania do të vazhdojë të mbështes implementimin e plotë të gjitha marrëveshjeve që janë pranuar dhe nënshkruar në Bruksel, pro po ashtu që të mbështesim Kosovën. Gjithmonë e kemi thënë se çfarë do lloj statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai për RTK.
Sipas tij, politikanët duhet të punojnë të realizimin e atyre marrëveshjeve në mënyrë që të arrihet që të gjithë e duam, stabiliteti dhe paqja.
“Tani kemi një situatë kur ende kemi struktura paralele, i gjithë qëllimi i Asociacionit që të sjellë strukturat paralele, në kuadër të legjislacionit të Kosovës”, theksoi ai.
Diplomati gjerman ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të ekipit menaxhues, duke thënë se vendimi i sotëm nuk është në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





