RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kosovarët flasin për pritjet e tyre
🇽🇰 Kosova

Rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kosovarët flasin për pritjet e tyre

Presidenti i 47-të amerikan Donald Trump ka shënuar rikthimin e tij politik gjatë ditës së dijshme, ku u bë ceremonia e inaugurimit dhe betimi i tij. Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presid

nga Kaltrina Berila21 janar 202521 janar 2025

Presidenti i 47-të amerikan Donald Trump ka shënuar rikthimin e tij politik gjatë ditës së dijshme, ku u bë ceremonia e inaugurimit dhe betimi i tij.

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump, qytetarët Kosovar kanë dhënë qëndrimet e tyre se cili do të jetë roli i tij në Kosovë. Derisa pritjet e qytetarëve kanë qenë të mira duke thënë se Trumpi do të jetë më konkret, e më i prerë sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

Qytetari Hysen Fazliu nga Prishtina tha se si shoqëri kosovare nuk janë serioze derisa shtoi se duhet qëndruar sy hapur ndaj aleatit.

Falziu ka përmendur dialogun duke thënë se pret që punët të jenë më të prera e më serioze e jo të ngadalësuara.

“Mendoj që Trump ka me qenë më konkret, jo me i ngadalësua punët dhe realisht dialogu jonë duke e ditur me kë ka punë duhet me qenë i tillë, që me shkua punët më të prera, më serioze e jo të ngadalësuara se me dekada vetëm u bënë por me shekuj me fillua me prit Serbinë, ajo e merr edhe Prishtinën. Duhet me ardh një njeri i tillë që me i krijua punët më shpejtë…Po më duket se nuk jemi serioz ndaj aleatit shekullor që e kemi si shqiptarë,për atë dhe kemi qenë ku kemi qenë pa aletë se nuk kemi pasur aleatë të fuqishëm kurrë e duhet të jemi shumë sy hapur, duhet të jemi mirënjohës, të drejtë ndaj tyre për çdo gjë, jo me bo shaka me ata. Ne jemi 1 milion e gjysmë nuk kemi fuqi, nuk jemi kurrkund, jemi shtet i sapo formuar, andaj duhet të jemi shumë serioz”, ka deklaruar Fazliu.

Edhe qytetari Blendion Rizahu ka vetëm një kërkesë nga presidenti Trump. Ai pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Jemi duke e pritur vetëm Hashim Thaçin e Kadri Veselin me e lëshu nga ana e Trumpit, tjetër gjë prej tij nuk presim asgjë. Tjerat gjëra i bëjmë vet”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër Behram Krasniqi mendon se Trumpin e kanë këshilluar pro-serbët derisa në këtë mandat pret që ai do jetë më i kujdesshëm me këshillat e tyre.

“Trump do ta ketë një politikë konstante amerikane, nuk do të ndryshoj shumë, por unë mendoj sa i përket çështjes së Kosovës, ai do të jetë më i drejtpërdrejtë dhe do ta avancojë qëndrimin e tij në krahasim me mandatin para katër vitesh kur ishte, sepse jam i bindur se atëherë i ka pasur disa këshilltarë të cilët nuk e kanë këshilluar mirë, ndoshta e kanë këshilluar me qëllime të këqija siç është pro-serbi Granell, kështu që mendoj në atë aspekt Kosova do të fitoj me inaugurimin dhe me zgjedhjen e presidentit Trump. Krejt varet edhe prej nesh”, ka deklaruar Krasniqi.

Edhe një qytetarë që nuk shprehi dëshirë të prezantohej me emër tregon se të gjithë presidentët e kaluar kanë pasur qëndrim të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe shpreson që ky qëndrim të vazhdoj dhe me presidentin e ri të SHBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kushdo që ka qenë president kanë pasur një rol krucial dhe shumë të rëndësishëm për Kosovën. Po shpresojmë shumë që do vazhdojnë ta mbajnë atë rol që do të jetë një prej aleatëve më të afërm dhe më të ngushtë dhe më të nevojitur për shoqërinë tonë”, ka thënë ai.

Presidenti Trump është betuar dje si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara dhe ka mbajtur fjalimin tradicional të inaugurimit para shumë të pranishmëve dhe personaliteteve botërore.

Ndërsa mungesa e zyrtarëve të lartë institucionalë të Kosovës në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është konsideruar shqetësuese nga analistët politikë. Sipas tyre, kjo tregon për “raportet e dëmtuara të këtij estabilishmenti politik me SHBA-të”./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

39 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

55 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë