
Rexhaj: Partitë opozitare nuk kanë asnjë reagim për emërimet e Kurtit në ndërmarrjet publike
(Lajm i përditësuar) Rexhaj: Partitë opozitare nuk kanë asnjë reagim për emërimet e Kurtit në ndërmarrjet publike Analisti, Shkodran Rexhaj, në “Click” të RTV21 lidhur me emërimet e fundit në bordet e
(Lajm i përditësuar)
Rexhaj: Partitë opozitare nuk kanë asnjë reagim për emërimet e Kurtit në ndërmarrjet publike
Analisti, Shkodran Rexhaj, në “Click” të RTV21 lidhur me emërimet e fundit në bordet e ndërmarrjeve publike nga qeveria në detyrë ai tha se partitë opozitare nuk kanë asnjë reagim, ku shton se ato ishin postime në Facebook.
Ai ndër të tjera tha se nuk njeh ndonjë qeveri në vitet e fundit e cila krijuar më shumë tema për partitë opozitare rreth temave për krijimin e kauzave.
“Unë nuk njoh qeveri në vitet e fundit që ka krijuar tema më shumë për partitë opozitare që rreth atyre temave me kriju kauza në mënyrë që me bërë një ndryshim në sistemin politik tonë. Kthehemi pak mrapa, jep dorëheqje Kurti, kthehet emëron bordin e ndërmarrjeve publike, kthehen emerën drejtorin e doganave, kthehet ndan subvencione, grande për ndërmarrjet publike. Partitë opozitare nuk e kanë bash asnjë reagim, përpos dy ose tri postimeve në Facebook nëse nuk gaboj”, tha Rexhaj. /21Media
Seanca konstituive, Rexhaj: Rregullorja e Kuvendit nuk e specifikon që me doemos do të duhej që të hidhej në votim një propozim i tillë
Analisti, Shkodran Rexhaj, në “Click” të RTV21 lidhur me seancën konsituive e cila u mbajtë të hënen ai tha se rregullorja e Kuvendin nuk e specifikon që me doemos do të duhej të hidhej në votim një propozim i tillë.
“Realisht rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk e specifikon që me doemos do të duhej që të hidhej në votim një propozim i tillë. Propozimi i Konjufcës për të kërkuar një afat shtesë për konsultim, ndodhta sipas tyre do të duhej i njëjti të hidhej në votim që të kalon ose jo. Mirëpo kjo thuhet askund”, tha Rexhaj. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






