
Rënia e numrit të nxënësve që iu nënshtruan testit të maturës, MAShTI del me një sqarim
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka dalë me një sqarim pas publikimit të fundit të të dhënave që tregojnë se ka rënie lidhur me numrin e nxënësve që iu nënshtruan T
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka dalë me një sqarim pas publikimit të fundit të të dhënave që tregojnë se ka rënie lidhur me numrin e nxënësve që iu nënshtruan Testit të Maturës, pas përfundimit të shkollës së mesme të lartë.
Në qershorin e vitit 2014 provimit të maturës i janë nënshtruar 42,052 maturantë, ndërsa në qershorin e vitit 2024 ky numër ka rënë në 18,285, që paraqet një zvogëlim prej 56.5%.
Në sqarimin e MASHTI-it thuhet se nga të dhënat në SMIA në vitin 2014 në sistem janë të regjistruar 27.544 nxënës në klasën e 12, kurse në vitin 2024 janë 20.725, e që këto të dhëna, sipas tyre, paraqesin diferencën e saktë brenda periudhës së lartëcekur.
“Sa i përket krahasimit ndërmjet numrit të nxënësve që kanë hyrë në test në vitin 2014, MAShTI njofton se, përveç maturantëve të klasave të 12-ta, Testit të Maturës në vitin 2014, i janë nënshtruar edhe maturantët e klasave të 13-ta, pasi viti shkollor 2013/2014 ka qenë viti i fundit që në sistemin arsimor të Kosovës ka ekzistuar edhe klasa e 13-të”, ka shkruar MAShTI në “Facebook”.
MAShTI po ashtu rikujton se, deri më 2016 nxënësit nuk kanë marrë diplomën pa e kaluar Provimin e Maturës, andaj edhe interesimi i nxënësve që nuk arrinin të kalonin testin ka qenë dukshëm me i madh për të hyrë në vitin vijues, duke bërë që numri i maturantëve të cilët i janë nënshtruar testit të jetë më i madh.
“Pas ndryshimit të Ligjit për Provimin e Maturës Shtetërore në vitin 2016, sipas të cilit nxënësit pas mbarimit të shkollimit të mesëm të lartë pajisen me diplomë, kurse me kalimin e Provimit të Maturës marrin certifikatën e maturës, interesimi i disa nxënësve, sidomos atyre të arsimit profesional për t’iu nënshtruar testimit ka rënë.
Këtë vit shkollor numri i nxënësve të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë është më i lartë sesa numri i nxënësve të cilët kanë hyrë në provim, ndërsa diferenca brenda periudhës dhjetëvjeçare është edhe për shkak të rënies së numrit të nxënësve në përgjithësi”, thuhet në sqarimin e tyre.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






