RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rasti Thaçi dhe të tjerët, Bajraktari: S’ka më arsye ligjore për paraburgim
🇽🇰 Kosova

Rasti Thaçi dhe të tjerët, Bajraktari: S’ka më arsye ligjore për paraburgim

(Lajm i përditësuar) Rasti Thaçi dhe të tjerët, Bajraktari: S’ka më arsye ligjore për paraburgim Avokati Ardian Bajraktari, i ftuar në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar rrëzimin e mocionit të m

nga Venera Grabanica16 korrik 202516 korrik 2025

(Lajm i përditësuar)

Rasti Thaçi dhe të tjerët, Bajraktari:  S’ka më arsye ligjore për paraburgim

Avokati Ardian Bajraktari, i ftuar në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar rrëzimin e mocionit të mbrojtjes për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, përmes të cilit kërkohej rrëzimi i aktakuzës. Ai kritikoi vazhdimin e masës së paraburgimit, duke e cilësuar atë si të pajustifikuar në bazë të ligjit dhe praktikës gjyqësore evropiane.

“Së pari, masa e paraburgimit si masa më e ashpër – vlerësoj se që nga fillimi i prillit, kur Prokuroria ka përfunduar me dëgjimin e dëshmive, nuk ekziston më asnjë arsye ligjore për ta vazhduar këtë masë. As sipas ligjit, e as sipas praktikës së Gjykatës Evropiane kjo nuk qëndron,” u shpreh Bajraktari.


Bajraktari: Gjykata Supreme ka bërë të qartë – s’mund të jesh njëkohësisht deputet dhe ministër

Avokati Ardian Bajraktari, i ftuar në “Click” të RTV21, ka sqaruar çfarë nënkupton papajtueshmëria e funksioneve në sistemin kushtetues të Kosovës.

Ai theksoi se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksione të ndryshme shtetërore, siç janë posti i deputetit dhe ai i ministrit.

“Papajtueshmëria nënkupton se, në të njëjtën kohë, një person – kushdo qoftë ai – nuk mund të jetë edhe deputet, edhe ministër, apo të mbajë ndonjë funksion tjetër. Diku nëpër botë kjo është e mundur, por sistemi ynë nuk e lejon. Kjo është e qartë dhe e konfirmuar nga Gjykata Supreme,” tha Bajraktari.


Bajraktari: Kush nuk respekton vendimet e Gjykatës, me të merret prokuroria

Avokati Ardian Bajraktari, i ftuar në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar vendimet e Gjykatës lidhur me qeverinë në detyrë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit nga çdo zyrtar shtetëror, përfshirë edhe kryeministrin.

“Njerëzit që nuk e respektojnë dhe e shkelin ligjin, me ta duhet të merret prokuroria,” tha Bajraktari.

Ai gjithashtu konfirmoi se kryeministri në detyrë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit në një rast gjyqësor dhe shtoi se  ”Mosparaqitja e çdo dëshmitari është e paraparë me gjobë. Nuk e di se si ka ecur më tutje ai rast,” theksoi ai.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

11 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

13 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

17 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë