RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Raporti global: Është ngadalësuar progresi drejt barazisë gjinore
🌍 Bota

Raporti global: Është ngadalësuar progresi drejt barazisë gjinore

Raporti Global i Hendekut Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, i publikuar më 20 qershor, tregon se barazia gjinore është kthyer në nivelet që ishte globalisht para pandemisë COVID-19, por thekson se r

nga B.K21 qershor 202321 qershor 2023

Raporti Global i Hendekut Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, i publikuar më 20 qershor, tregon se barazia gjinore është kthyer në nivelet që ishte globalisht para pandemisë COVID-19, por thekson se ritmi i progresit është ngadalësuar.

Sipas këtij raporti, vendet në mbarë botën kanë bërë progres vetëm për 0.3 për qind gjithsej në krahasim me vitin paraprak. Kjo ka bërë që viti kur kjo agjenci pret që të arrihet barazi gjinore të mbetet viti 2154.

Kosova nuk listohet në mesin e 146 vendeve në radhitjen e vendeve për barazi gjinore. Nga vendet e rajonit, Shqipëria qëndron më së miri, e radhitur e 17-ta. Serbia radhitet e 38-ta, Mali i Zi i 69-ti, Maqedonia e Veriut e 73-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 86-ta.

Listën e kryesojnë Islanda, Norvegjia e Finlanda, ndërsa në fund të kësaj liste radhiten Algjeria, Çadi dhe Afganistani.

Arritjet më të mëdha gjatë vitit 2023 janë shënuar në fushën e arsimit, ku 117 nga 146 vendet e radhitura në këtë indeks kanë mbyllur të paktën 95 për qind të hendekut të barazisë gjinore. Në anën tjetër, fuqizimi politik qëndron dukshëm më keq, edhe në krahasim me barazinë gjinore në pjesëmarrjen ekonomike.

Barazia është avancuar për vetëm 4.1 përqind që nga botimi i parë i këtij raporti në vitin 2006. Me kalimin e kohës, intensiteti i përmirësimit është ulur dhe për këtë arsye vlerësohet se për arritjen e barazisë gjinore do të duhen edhe 131 vjet.

Specifikisht, për arritje gjinore në fushën e ekonomisë vlerësohet dhe do të duhen 169 vjet, ndërsa për barazinë politike 162 vjet, vlerësuar nga normat aktuale të progresit.

“Përderisa ka pasur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në nivelet para pandemisë, gratë vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të krizës aktuale të kostos së jetesës dhe ndërprerjeve të tregut të punës”, tha Saadia Zahidi, drejtore menaxhuese e Forumit Ekonomik Botëror.

“Ne nuk mund të lejojmë ta humbasim vrullin në pjesëmarrjen ekonomike të grave”, shtoi ajo.

Raporti Global i Hendekut Gjinor, që së fundi publikoi edicionin e 17-të, shënon evolucionin e hendekut të barazisë gjinore në katër fusha: pjesëmarrjen ekonomike, arritjet arsimore, shëndetësu dhe mbijetesë, si dhe fuqizim politik./rel

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

13 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

28 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

31 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

34 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë