
Ramosaj: Zgjedhja e Trump risk, por pa risk nuk ka benefit
Profesori universitar i ekonomisë Berim Ramosaj i tha rtv21 se fitorja e Donald Trump si president i SHBA-ve është parë me risk nga shtetet e tjera por benefitet e tij mund të jenë të mëdha. Ramosaj d
Profesori universitar i ekonomisë Berim Ramosaj i tha rtv21 se fitorja e Donald Trump si president i SHBA-ve është parë me risk nga shtetet e tjera por benefitet e tij mund të jenë të mëdha.
Ramosaj duke përmendur marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 e cila u arrit gjatë administratës Trump, ka vlerësuar se gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe jo domosdoshmërish interesat e vitit 2020 janë aktuale edhe tash por që sipas tij e rëndësishme për Kosovën është që të jetë pjesë e planeve strategjike të SHBA-ve.
“Ne duhet ta luajmë atë lojë që të jemi pjesë e planeve strategjike të tyre dhe jo të jemi ata që tregojmë superioritet karshi vendeve të mëdha. Andaj uroj ta luajmë lojën ose t’i mësojmë rregullat e lojës. Kjo qeveri aktuale ka përvojë tashmë ose qeveritë e tjera që mund të vijnë. Pra krahas politikës që bëjmë është t’i realizojmë edhe interesat e tona kjo do duhej të ndodhte sepse të gjitha administratat Amerikane duan që Kosova të jetë storje sukesi”, tha ai./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






