RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Rama: Dua të besoj se Kosova dhe Serbia do ta përqafojnë planin e BE-së
🇽🇰 Kosova

Rama: Dua të besoj se Kosova dhe Serbia do ta përqafojnë planin e BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodh. Gjatë një konferen

nga Kaltrina Berila16 mars 202316 mars 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodh.

Gjatë një konference për media, pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ai ka shtuar se shpreson që Kosova dhe Serbia ta përqafojnë planin e BE-së.

“Ju na keni dëshmuar respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani më është e hapur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj strategjie. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye të këtij rajoni ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e paqes, dialogut dhe normalizimit. Ne e shohim me admirim përpjekjen tuaj për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, propozimi është gjëja më ë mirë që mund t’u ndodh atyre. Unë dua të besoj me gjithë zemër se asnjëra palë nuk do t’ia lejojë vetës të mos e përqafojë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij sepse realisht BE-ja dhe ShBA-ja iu kanë ofruar palëve dhe rajonit një rrugë të re. Një portë të hapur të së ardhmes me paqe dhe një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në pikën përfundimtare të njohjes reciproke”, ka thënë ai.

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

29 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë