
Rama: Askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel. Rama ka thënë se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tradhti, duke shtuar se ai ka
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas takimit të djeshëm në Bruksel.
Rama ka thënë se askush nuk duhet ta akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tradhti, duke shtuar se ai ka bërë gjënë e duhur të hënën në Bruksel.
Në një postim në Twitter Rama ka shkruar se Kurti ka hedhur një hap drejt daljes nga kurthi i së djeshmes.
“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhëti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama./21Media

LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Më të fundit
Të gjitha →
Kosova
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
2 orë më parë

Kosova
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
2 orë më parë

Kosova
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
4 orë më parë

Kosova
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
4 orë më parë




