RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Qytetarët rrezikohen nga shembja e një pjese të objektit të vjetër në Prishtinë
🇽🇰 Kosova

Qytetarët rrezikohen nga shembja e një pjese të objektit të vjetër në Prishtinë

Qytetarët që kaluar afër shkollës së parë shqipe në Prishtinë, janë ndier të rrezikuar pasi fasada dhe një pjesë e tullave të këtij objekti të vjetër janë shembur. Aty reaguan edhe ekipet emergjente t

nga Kaltrina Berila24 gusht 202424 gusht 2024

Qytetarët që kaluar afër shkollës së parë shqipe në Prishtinë, janë ndier të rrezikuar pasi fasada dhe një pjesë e tullave të këtij objekti të vjetër janë shembur. Aty reaguan edhe ekipet emergjente të kryeqytetit, derisa u kërkua nga Ministria e Kulturës që të sigurojë hapësirat e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat i kanë nën menaxhim, si dhe të rinovojë ato, pasi përbëjnë rrezik për kalimtarët.

Aty kanë dal edhe ekipet e MKRS-së, të cilët vetëm mbushën një raport.

Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë se lajmin për shembjen e një pjese të fasadës dhe tullave nga shtëpia e vjetër, e kanë marrë nga qytetarët.

“Kjo është shkolla e parë shqipe, është objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, përkatësisht nën mbrojtke të Ministrisë së Kulturës, por me marrjen e lajmit, drejtoria për siguri dhe emergjenca ka aktivizuar të gjitha ekipet, policinë, brigadën profesionale të zjarrfikësve dhe ekipet e emergjencës, kemi dal sanuar dhe kemi larguar rrezikun eminent që shihet këtu, tash do të bëhet edhe pastrimi i vendit, por kemi rekomandu edhe Ministrisë së Kulturës qe një kohë të gjatë që të kenë përkujdesje dhe të fillojnë meremetimin dhe sigurimin e këtij objekti, dhe jo vetëm këtij objekti por kemi edhe objekte tjera në kryeqytet të cilat janë nën mbrojtje por që ne nuk guxojmë t’i prekim për shkak se janë nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore por që paraqesin rrezik për sigurinë publike”, tha ai.

Derisa i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës që të marrë masa të sigurisë dhe t’i rinovojë objektet që janë nën kompetencën e saj në kryeqytet.

“Përfaqësues të ministrisë ishin këtu ,bën raportin por ne i sugjerojmë dhe i kërkojmë nga ta që të marrin masa që këto objekte të vihen nën masat të sigurisë, të riparohen, rinovohen dhe t’i kthehen në shërbim qytetarëve”, tha ai.

Ky nuk është objekti i vetëm që është nën menaxhimin e Ministrisë dhe që lejohet të dëmtohet, pasi një i tillë është djegur në Prishtinë e Mitrovicë./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

34 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

37 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

41 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë