RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Quni: LDK gati për zgjedhje, do të dalim fitues
🇽🇰 Kosova

Quni: LDK gati për zgjedhje, do të dalim fitues

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se janë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Duke shprehur bindjen se do të jenë parti fituese, ai thekson gatishmërinë

nga B G14 shtator 202414 shtator 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se janë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Duke shprehur bindjen se do të jenë parti fituese, ai thekson gatishmërinë për koalicione pas zgjedhore, por në rastin e kundërt, Quni është më i rezervuar nëse do të qëndrojnë në opozitë. Përkitazi me këtë, nënkryetari i LDK-së thotë se kanë rikthyer elektoratin e humbur nga Lista Guxo.

Quni thotë se programi qeverisës i LDK-së fuqizon sovranitetin e vendit dhe hap rrugën për integrime euro-atlantike.

“Ne me kohë kemi filluar reformat e brendshme. Ngritjen e strukturave aty ku të njëjtat kanë qenë të lënduara pas zgjedhjeve të fundit nacionale. Tani kemi një strukturë stabile në Kosovë, po ashtu kemi një strukturë stabile në mërgatë. Ekziston një komunikim i pandërprerë dhe i përditshëm, duke trajtuar temat që janë në interes të veçantë dhe të përbashkët. Po ashtu, kemi punuar një kohë të gjatë në hartimin e programit qeverisës që ne e kemi bërë publik. Flasim për 100 projekte të ndryshme të fushave të ndryshme, të hartuar nga 28 grupe me shumë ekspertë, profesionalizëm, ekspertizë dhe përvoja. Ky program qytetarëve të Kosovës iu siguron, duke filluar nga sovraniteti, funksionaliteti i institucioneve në tërë territorin e Kosovës, ngritja e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe hap rrugë për integrime euro-atlantike”, thekson Quni për kp.

Sipas tij, në bazë të sondazheve dhe komunikimit në terren kjo parti ka arritur të rikthejë elektoratin e humbur nga Lista Guxo në zgjedhjet e vitit 2021.

“Thuajse, ai elektorat është i kthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sondazhet, rezultatet, komunikimi i përditshëm, ashtu siç arrini ju gazetarët dhe ne nga politika të marrim mesazhe se çka po ndodh në raportet mes presidentes dhe qeverisë, këto i kuptojnë edhe qytetarët. Ka qenë një afërsi afatshkurtër, të cilët qytetarët i kanë besuar. Kjo është e natyrshme, por ja që nuk po rezulton ashtu”, deklaron ai.

Krahas kësaj, Quni thotë se LDK si fituese e zgjedhjeve do të jetë e gatshme për koalicione pas zgjedhore, pasi janë të vetëdijshëm se asnjë parti politike nuk mund e vetme ta formojë qeverinë. Edhe pse nuk flet për vija të kuqe, ai shprehet i rezervuar të komentojë zgjidhjet politike që do të bëjnë nëse LDK nuk del fituese.

“Të gjitha përgatitjet tona deri tani janë bërë transparente. Jemi të vetëdijshëm se asnjë parti politike e vetme nuk mund ta ndërtojë vetë qeverinë. Cilado parti që do të jetë fituese, do të jetë e detyruar të bëjë koalicion. Kjo është një çështje që ende nuk është hapur si temë, por personalisht për mua, pasi i besoj këtij programi që kemi hartuar, partia partner pas zgjedhjeve, e cila është e gatshme që të bashkëpunojë në kuadër të këtij programi, për mua i plotëson parakushtet që ne të bashkëbisedojmë për ndërtimin e ndonjë koalicioni… Po flasim në rastin kur jemi parti fitimtare, me siguri se do të trajtohet. Unë mbahem i rezervuar për situata të tilla”, tha Quni.

Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025./kp

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

52 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

38 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë