“Qeveria të mos flejë natë as ditë, të mundësohet sjellja e vaksinës”
Kryetari i shoqatës se transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, sonte tha që Qeveria e Kosovës s’duhet të flejë natë as ditë, që të punojë shumë më tepër edhe me sektorin privat, në mënyrë që të siguro
Kryetari i shoqatës se transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, sonte tha që Qeveria e Kosovës s’duhet të flejë natë as ditë, që të punojë shumë më tepër edhe me sektorin privat, në mënyrë që të sigurohet vaksina antiCovid.
“Në këtë situatë vetëm vaksina na shpëton, se ne pa vaksinim nuk mund të jemi geto, përveç Evropës, ta kemi edhe Ballkanin”, tha Kurtishaj në “Start Up” të RTV21.
Kurtishaj ndër të tjera, sonte u shpreh se Kryetari i Odës Ekonomike është dashur që të përfaqësojë të gjithë sektorët kur është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë.
Ai shtoi se kryetari i OEK-së nuk e përfaqëson vetëm sektorin e gastronomsë dhe vetëm e rrjeteve pakicë, por sipas tij, shumë më tepër se kaq./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






