
Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë tetë muaj pasi Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar disa nene të këtij ligji. Ky ligj ish
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë tetë muaj pasi Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar disa nene të këtij ligji.
Ky ligj ishte dërguar për vlerësim në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Vendimi i dytë që ka marrë qeveria sot gjatë mbledhjes elektronike është për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv për Agjencinë Antidoping.
“Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, në këtë përbërje:
Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;
Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






